Lajme

Fermerët indianë shënojnë ditën e 100 të protestave


Fermerët indianë kanë deklaruar se gjatë ditës së shtunë protesta e tyre do të vazhdojë intensivisht. Ata bllokuan një autostradë me gjashtë korsi jashtë New Delhi-t, duke shënuar kështu ditën e 100-të të protestave.

Fermerët e rinj dhe të moshuar u drejtuan me makina, kamionë dhe traktorë në autostradë. Ata bllokuan rrugën për pesë orë, për të kundërshtuar tre ligjet në reformën e sektorit të bujqësisë, të miratuara në Shtator 2020.

Gjithashtu ata duan të shtojnë presionin mbi qeverinë e Kryeministrit, Narendra Modi.

Modi e ka quajtur ligjet të nevojshme dhe i pikturoi protestat si të motivuara politikisht.

Dhjetëra mijëra fermerë nga disa shtete të veriut indian janë vendosur në periferi të kryeqytetit në një të ftohtë të fortë që nga dhjetori duke kërkuar që ligjet të shfuqizohen.

Edhe pse janë zhvilluar disa takime negociuese midis udhëheqësve të fermerëve dhe qeverisë, kanë rezultuar të dështuara.

Qeveria e Modi-t ka sulmuar mbështetësit e protestave.

Ndërsa protestat kanë qenë kryesisht paqësore, një valë e shkurtër e dhunës më 26 janar çoi në vdekjen e një protestuesi.

Gjithashtu organizatorët kanë thënë se deri më tani të paktën 248 fermerë kanë vdekur në kufijtë e New Delhi-t.

Ndërsa vendi përgatitet për një verë të ashpër dhe nis sezoni i korrjeve, fermerët kanë thënë se nuk kanë ndërmend të ktheheshin derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Lëvizja e tyre ka fituar vëmendjen dhe mbështetjen ndërkombëtare, duke përfshirë njerëz të famshëm si aktivistja e klimës Greta Thunberg dhe këngëtarja amerikane Rihanna.

Reformat, që ndërmori qeveria Modi,  kanë të bëjnë me liberalizimin e sektorit të bujqësisë. Këto reforma, kërkojnë të hapin më tej bujqësinë në tregun e lirë.  Sipas protestuesve, nga kjo reformë, fermerët do të humbin të ardhurat e tyre, duke rritur fitimet e kompanive private.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore