Kosova

Ferizaji dhe Malisheva mund të përballen me reduktime të rrymës për vitin e ri


Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë (KEDS).

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë (KEDS), ka bërë të ditur se i është siguruar importi i nevojshëm për festën e ndërrimit të motmoteve të gjitha komunave, me përjashtim të Ferizajt e Malishevës.

“Sot konsumatorët janë duke u furnizuar pa kufizime të energjisë elektrike. Fatkeqësisht, në disa vendbanime siç është Malisheva është e pamundur të vazhdohet me furnizim pa ndërprerje për shkak të kapaciteteve të kufizuara transmetive, që janë nën menaxhimin e KOSTT-it”, ka bërë të ditur KEDS-i.

Duke shtuar “sfidues mbetet edhe regjioni i Ferizajt, ku mund të shfaqen mbingarkesa për shkak të trendit të lartë të rritjes së konsumit”.

Për komunat e tjera, është thënë se, “sot konsumatorët janë duke u furnizuar pa kufizime të energjisë elektrike”.

Ndërsa, ka vazhduar të apeloj tek të gjithë konsumatorët që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike sidomos gjatë këtyre ditëve festive.

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë (KEDS)

“Kjo do të evitonte mbingarkesat eventuale dhe do të minimalizonte gjasat që të ndodhte ndonjë prishje. Së bashku është çdo gjë më e lehtë dhe mundësohet atmosferë shumë më e këndshme festive. Gëzuar 2022!”, përfundon njoftimi.

Më 23 dhjetor, në Kosovë janë rikthyer reduktimet e energjisë elektrike.

Kufizimet është vendosur të jenë rreth dy orë dhe do të prekin të gjithë konsumatorët në kohë të ndryshme, përveç atyre emergjentë.

Këtë e ka bërë të ditur operatori i shpërndarjes së rrymës në vend, KEDS,pasi sipas tyre ky vendim ka ardhur për shkak të mbingarkesës së sistemit elektroenergjetik në vend ditëve të fundit.

Kjo situatë do të mbizotërojë gjatë 24 orëve të ardhshme, ndërsa për ditët në vijim priten instruksionet e KOSTT-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore