Gatimi

Fërgesa Tiranase, e pëlqyera e çdo qyteti


Kjo fërgesë e përgatitur me domate dhe speca është ideale për t’u shërbyer me bukë të thekur apo si pjatë e parë. Është farë e thjeshtë për tu gatuar dhe konsumohet në çdo stine.

Përbërësit: ½ kg speca jeshile të prera në copa mesatare, 1 kg domate të kuqe të cilave i kemi hequr lëkurën dhe i kemi prerë në copa, 200 gr gjizë e kripur ose copëza djathi të bardhë, 1 vezë, vaj ulliri, kripë, piper të zi, spec të kuq djegës.

Përgatitja

Në një tigan kaurdisim specat në vaj ulliri për 5 minuta, shtojmë domatet dhe i gatuajmë edhe për 5 minuta të tjera. Më pas shtojmë gjizën, bashkë me salcën e kripë, piper dhe spec të kuq djegës duke e përzierë vazhdimisht.

Thyejmë veze në përbërjen me speca e domate dhe e përziejmë shpejt për disa minuta derisa përbërje të mpikset. E hedhim fërgesën në tavat prej balte dhe i pjekim në furrë për rreth 15 minuta apo derisa sipërfaqe të marrë ngjyrë të artë.

Receta në fjalë mund të bëhet dhe me mish. Familjarët tuaj do të na falenderojnë nëse do ua servirni në tavolinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore