Shëndet

Fenomeni ‘koronasomnia’ ju mban larg gjumit


Kriza e vazhdueshme e koronavirusit e ka bërë pushimin e një nate të mirë më të vështirë. Disa ekspertë madje kanë një term për të: ‘koronasomnia’ ose ‘Covid-somnia’.

Ky është fenomeni që ka goditur njerëzit në të gjithë botën ndërsa ata përjetojnë pagjumësi të lidhur me stresin e jetës gjatë Covid-19.

Në Mbretërinë e Bashkuar, një studim i Gushtit 2020 nga Universiteti i Southampton tregoi se numri i njerëzve që përjetojnë pagjumësi u rrit nga një në gjashtë në një në katër, me më shumë probleme të gjumit në komunitete duke përfshirë nënat dhe punëtorët.

Në Kinë, nivelet e pagjumësisë u rritën nga 14.6% në 20% gjatë bllokimit.

Një problematike me pagjumësinë klinike u vu re në Itali, dhe në Greqi, gati 40% e të anketuarve në një studim të majit u tregua se kishin pagjumësi. Fjala “pagjumësi” u kërkua më shumë në vitin 2020-të.

Muajt e distancës sociale kanë tronditur rutinat tona të përditshme. Ato kanë fshirë kufijtë e jetës së punës dhe kanë sjellë pasiguri të vazhdueshme në jetën tonë, me pasoja katastrofike për gjumin.

Shëndeti dhe produktiviteti ynë mund të përballen me probleme serioze për shkak të tij. Sidoqoftë, shkalla e problemit mund të sjellë potencialisht ndryshime, duke futur elementë të rinj në mënyrën se si ne i trajtojmë çrregullimet e gjumit.

Pagjumësia, qoftë në një pandemi apo jo, është e vështirë të jetohet me të. Vazhdimisht të kesh probleme duke rënë në gjumë, ose duke përjetuar gjumë me cilësi të dobët. Ajo mund të çojë në ndikime afatgjata shëndetësore duke përfshirë mbipesha, ankthi, depresioni, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti.

Tashmë që situata po përmirësohet, duhet t’i kushtojmë vëmendje dhe sistemimit të gjumit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore