Paris 2024

Fenomenalja Levrone thyen rekordin botëror në 400m me pengesa dhe rrok të artën olimpike në Paris


Sydney McLaughin-Levrone! Nuk ka rivale kampionia e saposhpallur olimpike e 400 metrave me pengesa për femra, e cila në një garë të jashtëzakonshme ka arritur të thyejë rekordin e saj të botës në Paris 2024, me kohën 50.37.

Nuk njeh rivale amerikania në finalen e zhvilluar mbrëmjen e 8 gushtit, teksa edhe vendin e dytë të podiumit e ka zënë një tjetër amerikane, Anna Cockrell, e cila i ka marrë vendin e tretë holandezes Femke Bol.

Kjo e fundit, një emër i madh i garave të gjysmë-distancës, por larg ditëve të saja më të mira, ku vendin e tretë duket se e ka marrë si një dështim dhe një pikë të ulët në karrierën e saj. Por, bronzi për Holandën vlen në librin e statistikave.

Pak të qindtat e sekondat në fakt e ndanë këtë garë nga një podium i gjithi amerikan, pasi Jasmine Jones e SHBA-ve u radhit e treta.

Dy xhamajkane, përkatësisht Rushell Clayton dhe Shiann Salmon, u renditën në vend të pestë dhe të gjashtë, pa mundur të lënë shumë gjurmë.

Vendi i shtatë ndërkaq i takoi kanadezes Savannah Sutherland dhe i teti, francezes Louise Maraval.

Për t’u theksuar është fakti se të tre amerikanet në garë, kanë vendosur rekorde personale në garën e tyre, duke premtuar kështu një hegjemoni të gjatë në vite për SHBA-të në këtë garë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore