Sport

Fenerbahçe-e zbulon pagën që do të marri Ozil-i


Klubi turk i Fenerbahçe-s ka bërë të vetin zyrtarisht dhe në mënyrë përfundimtare turko-gjermanin Mesut Ozil-in. Gjithashtu klubi ka bërë të ditur se paga e lojtarit në Turqi do të jetë 3 milionë euro në sezon.

Kjo është një ulje e madhe në pagën e lojtarit, pasi në Londër me Arsenal-in përfitonte rreth 16 milionë euro në sezon. Pagë e cila ndikojë në prishjet e marrëdhënieve me klubin, pas ndikimit të pandemisë në financat e topçinjëve dhe mospranimin e Ozil-it për ta zvogëluar pagën.

Turqit do e paguajnë mesfushorin rreth 500 mijë euro, deri në përfundimin e këtij sezoni. Në bazë të performancës së 32-vjeçarit, Arsenal-i mund të marrë një bonus rreth dy milionë euro.

Ozil-i do të mbajë veshur fanellën me numër “67”, që identifikon targat e makinave nga zona e Zonguldak-ut në Turqi, zonë nga kanë orgjinën prindërit e tij.

I lindur në Gelsenkirchen të Gjermanisë, në 1988, Ozil-i filloi karrierën me Shcalke 04-ën dhe në 2010 u transferua te Real Madrid-i, para se të shkonte te Arsenal-i tre vite më vonë.

Ai ishte pjesë e Kombëtares së Gjermanisë, deri në 2018, por u tërhoq pas polemikave të shumta, pasi pozoi me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan-in.

“Unë gjithmonë kam luajtur nën presion dhe presion do të ketë edhe këtu, por është ndryshe sepse Fenerbahçe është një klub që unë e dua dhe e vlerësoj”- tha Ozil-i.

“Unë gjithmonë kam mbështetur Fenerbahçe-n dhe do të vazhdoj ta bëjë këtë. Mbaj mend kur isha i vogël shikoja ndeshjet e Gallatasaray-t, Fenerbahçe-s dhe Besiktas-it dhe u bëra një tifoz i Fenerbahçe-s”- shtoi mesfushori.

Përshtatur për Marca nga AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore