Shqipëria

Feminicidi i paralajmëruar në Shqipëri – Dan Hutra i dënuar për vrasje, dhunim dhe përdhunim


2 gra të vrara dhe dy të tjera të plagosura në mes të ditës në kryeqytet, Tiranë

Një 40-vjeçar, Dan Hutra, vendosi që të hap zjarr me kallashnikov në shtëpinë e ish-bashkëjetueses së tij.

Të vdekura në vend mbesin motra dhe e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.

Kjo e fundit së bashku me nënën e saj janë të plagosura dhe të shtruara në Spitalin e Traumës.

Dan Hutra nuk ishte emër i padëgjuar për Policinë dhe drejtësinë.

Vrasje, plagosje, përdhunime dhe dhunime nuk kanë mjaftuar që Hutrës “t’i cenohet” liria.

Zinxhiri i krimeve të tij nis që në 2003-shin, kur mori peng kunatën dhe e kishte përdhunuar.

Asokohe ai u dënua për heqje të lirisë së nënës së kunatës së tij dhe përdhunimin e kunatës tjetër. Për këtë krim ai ka vuajtur vetëm tre vite burg.

Saga e krimeve të tij ndaj grave vijon. Këtë herë me humbje jete.

Në vitin 2007, autori dënohet pasi vret me armë zjarri ish të fejuarën e tij, Dafina Havaljan.

Sipas hetimeve asokohe, Hutra dyshonte për një tradhti.

Në mars të vitit 2009-s, ai do të dënohej me 24 vjet burg për vrasje me paramendim.

“Po, unë e kam vrare gruan time, Dafinën, me thikë. Jemi grindur dhe më pas e kam goditur, por gjithçka e kam bërë pa vetëdije”, ishte dëshmia e tij asokohe.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar atij i mbetën për të vuajtur vetëm 16 vjet burg.

Nuk mjaftoi – sërish i lirë.

Në vitin 2022 ai arrestohet për dhunë në familje, por Dan Hutra fiton lirinë më 16 shkurt 2023.

Vetëm disa ditë më vonë ai shkakton tragjedinë. Dy vdekje që duken se ishin të paralajmëruara me kohë, por se drejtësia nuk kishte sy për t’i parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore