Jetesë & Stil

Fëmijët më të pasur në botë


Pasuria dhe paratë, janë ndër çështjet kryesore për të gjithë njerëzit. Ja cilët janë disa nga fëmijët që u pasuruan para se të merrnin akoma patentën e shoferit ose të mbaronin shkollën e mesme.

Me një dëshire, pasion dhe fat të mirë, natyrisht edhe pak ndihmë nga prindërit e tyre ata ishin në gjendje të kalonin çdo sfidë të mundshme.

Nastya

Anastasia Radzinskaya, e cila njihet gjithashtu si Nastya në internet, është një fëmijë “YouTuber”. Ajo ishte është diagnostikuar me paralizë.

Në vitin 2015, prindërit e saj vendosën të provonin fatin duke shitur kompanitë e tyre vetëm për të krijuar dhe investuar në kanalin “Like Nastya”. Duke filluar me filmimin e lodrave të saj, Nastya ka mbi 190.6 milion abonentë në “YouTube”. Ajo fitoi 18.5 milion dollarë vetëm në vitin 2020.

Moziah Bridges

Kur Moziah Bridges ishte vetëm një djalë i vogël, atij i pëlqente të vishej dhe për të zgjidhur këtë problem ai në moshën 9-vjeçare krijoi një kompani veshjesh.

Tani ai prodhon kravata apo veshje të tjera me çmime që variojnë nga 15 deri në 50 dollarë.

Nick D’Aloisio

Nick D’Aloisio në moshën 15-vjeç, ndërtoi një aplikacion falas për iphone të quajtur Summly. Ky aplikacion përmbledh automatikisht historitë e lajmeve, gjë që është e shkëlqyeshme për ekranet e vogla.

lina Morse

Alina krijoi kompaninë e saj të ëmbëlsirave pa sheqer kur ishte vetëm 9-vjeçe, thjesht sepse babai i saj i tha që ajo nuk duhej të hante karamele sepse do t’i prishte dhëmbët. Kështu që ajo filloi të mësonte dhe eksperimentonte me recetat e ëmbëlsirave pa sheqer duke parë video në “YouTube”.

Kur ajo ishte vetëm 13-vjeçe, startoi me kompaninë e saj “Zolli Candy” menjëherë nga kuzhina e shtëpisë së saj, dhe në 2018, ajo fitoi 6 milion dollar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore