Stil

Fëmijët e suksesshëm varen nga sjelljet e prindërve


Të jesh prind shpesh herë është misioni më i vështirë. Mes miliona sfidave, ata gjithmonë kanë pyetjen e pashmangshme a ja kemi dal?

Psikologët kanë bërë një studim në lidhje me këtë nga ku kanë zbuluar, se cilët janë fëmijët më të suksesshëm.

Ata i mësojmë fëmijët se si ta përdorin kohën e tyre

Sipas një studimi të botuar së fundmi në “The Journal of Annormal Psychology”, gjatë viteve 2009- 2017 nivelet e depresionit u rritën me më shumë se 40 për qind tek adoleshentët e moshës 14-17 vjeç, dhe 47 për qind tek fëmijët e moshës 12-13 vjeç.

Sot loja e pa strukturuar dhe pa mbikëqyrje është praktikisht inekzistente. Dhe kjo i shkakton  një dëm të madh fëmijëve që nuk kanë shansin të praktikojnë aftësi shoqërore si lidhja e miqësive, dhe gjetja e mënyrës se si të trajtohen problemet ndër-personale.

Ata stimulojnë leximin

Prindërit stimulojnë të lexojnë sa më shumë.

Ata janë të vetëdijshëm mbi atë që ndajnë në rrjetet sociale mbi fëmijët e tyre

Sharenting, është dukuria e ndarjes së informacioneve të tepruara mbi fëmijët tuaj në rrjetet sociale. Në një studim, studiuesit zbuluan se 70% , e prindërve që përdorin mediat sociale kanë parë prindër të tjerë që të ndajnë gjëra në internet, të cilat mund ta bëjnë me turp një fëmijë, përfshirë informacionin personal që jep vendndodhjen e fëmijës, apo fotot e një fëmije në momente që mund të konsiderohen të papërshtatshme.

Studiuesit kanë vertetuar se fëmijët që kishin tv np dhomë, kishin më shumë të ngjarë të kishin një indeks më të lartë të masës trupore .

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore