Jetesë & Stil

Fëmijët e birësuar ju ndihmojnë të jetoni më gjatë


Fëmijët, të cilët braktisen, kalojnë gjithmonë një sfidë. Çdo vit, rreth 60,000 fëmijë adoptohen nga familjet amerikane. Kjo do të thotë se një në 50 fëmijë është në pritje të birësimit.

Shumë fëmijë, të cilët birësohen, ndihen fatlum. Por shkencëtaret, pas një studimi, kanë arritur në përfundimin se adoptimi i një fëmije ndikon në jetëgjatësinë e njerëzve.

Adoptimi i një fëmije ndikon në jetëgjatësinë tuaj

Rezultatet nga një studim tregojnë se për gratë, të cilat rrisin një fëmijë të adoptuar, norma e vdekshmërisë dukshëm është më e ulët sesa ato pa fëmijë.

Shkalla e vdekshmërisë bëhet edhe më e ulët për gratë me 2 fëmijë të adoptuar.

Studimi madje tregoi se jetëgjatësia e grave, që kanë një fëmijë të adoptuar, është më i madh për mbi 3 vjet dhe për gratë që kanë dy ose tre fëmijë të adoptuar është më shumë se pesë vjet.

Në të njëjtin studim, rezultatet për baballarët adoptues janë shumë të ngjashme me ato të nënave, duke treguar se baballarët me fëmijë të adoptuar kanë një normë më të ulët vdekshmërie sesa ata me fëmijë biologjikë.

Ndikon pozitivisht në shëndetin tuaj

Sapo të hapni derën e shtëpisë suaj për një fëmijë në nevojë, kjo do të thotë që ju angazhoheni me dëshirë të ndihmoni dhe të kujdeseni për dikë në jetën tuaj të përditshme.

Kjo është një gjë e mirë, pasi do të përjetoni ndjenjën e të qenit i nevojshëm, i dashur dhe i vlerësuar. Dhe studimet madje kanë treguar se ndihma dhe kujdesi për të tjerët mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë.

Hyrja në botën e prindërve do t’ju ndihmojë të nxisni ndryshime pozitive në stilin e jetës tuaj

Duke ditur se zhvillimi i një fëmije varet nga ju, mund t’ju inkurajojë të bëni një jetë më të shëndetshme dhe të përvetësoni zakone më të shëndetshme. Gatimi i vakteve të shëndetshme në shtëpi, oraret e rregullta të gjumit, mbajtja e shtëpisë suaj të pastër për hir të fëmijës suaj janë vetëm disa nga gjërat e panumërta që jo vetëm që do të formojnë jetën e fëmijës tuaj për më mirë, por edhe tuajat.

Sipas një studimi, prindërit birësues kishin më pak të ngjarë të kishin aksidente dhe të vuanin nga sëmundje të qarkullimit të gjakut sesa njerëzit pa fëmijë.

Adoptimi i një fëmije nga një prejardhje tjetër etnike dhe kulturore mund të ketë një ndikim pozitiv në shëndetin tuaj mendor

Prindërit që kanë të birësuar fëmijë nga etni të ndryshme, duhet të krijojnë miqësi me njerëz të së njëjtës etni si fëmija. Njohja e kulturave të ndryshme mund të rrisë kreativitetin tuaj, i cili mund të zvogëlojë stresin dhe depresionin dhe madje të lehtësojë shfaqjen e sëmundjeve kronike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore