Lajme

Fejzullahu, ZRrE: Marrëveshja me “Elektro Sever” ka ngecur te kontrata me KEDS-in


Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ymer Fejzullahu bëri të ditur se kanë përfunduar të gjitha obligimet sa i përket marrëveshjes me “Elektro Severin” në veri të vendit, por shtoi se procesi ka ngecur te pika që ka të bëjë me nënshkrimin e kontratës komerciale me KEDS-in.

Fejzullahu, në fund të vitit të kaluar, pati thënë për AP se Kompania serbe Elektrosever e ka dorëzuar një draft më të dhëna të konsumatorëve tek Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë, por KEDS-i ka kërkuar të dhëna shtesë.

“E kanë dërguar një draft, por ne i kemi thënë që janë të papranueshme nga KEDS-i, cili i ka kërkuar të dhëna shtesë”, kishte thënë Fejzullahu.

Në faqen e vet zyrtare “Elektroprivreda Srbije” shkruan se është “një kompani e organizuar vertikalisht, e cila ka të drejta themeluese në dy filiale dhe tri ndërmarrje publike në Kosovë”.

Me afër 29 mijë punëtorë “Elektroprivreda Srbije” është kompania më e madhe në Serbi, në të gjitha llojet e industrive.

Certifikata e kësaj kompanie e regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë thotë se aktivitet primar kjo kompani ka “Tregtinë e energjisë elektrike” dhe vetëm si aktivitet sekondar është dhënë “riparimi i pajisjeve elektrike”.

Certifikata e kësaj kompanie e regjistruar në ARBK thotë se aktivitet primar kjo kompani ka “Tregtinë e energjisë elektrike” dhe vetëm si aktivitet sekondar është dhënë “riparimi i pajisjeve elektrike”.

“Elektrosver” i ka dërguar të dhënat, por i ka dërguar gabim – KEDS do informacione shtesë

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore