Lajme

Fejzullahu: Tarifat e reja të rrymës llogariten nga 9 shkurti


Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ymer Fejzullahu.

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjsë (ZRRE), Ymer Fejzullahu, ka konfirmuar se tarifat e reja të rrymës kanë hyrë në fuqi nga 9 shkurti i këtij viti.

Ai në një konferencë për media, ka theksuar se është detyrë e KESCO që ta zbatoj këtë vendim.

“Vendimi hynë fuqi që nga 9 shkurti. Është obligim i KESCO që ta zbatoj atë vendim të Bordit të ZRRE-së. Ky vendim i ZRRE-së publikohet në një afat prej 30 ditësh”, tha Fejzullahu.

Me 8 shkurt, me pesë vota për dhe asnjë kundër, Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë, merr vendim shtrenjtimin e tarifës së energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 800 kW në muaj.

Bordi i ZRRE-së.

Ky propozim ka ardhur në mbledhje nga departamenti i tarifave si dhe është miratuar në mënyrë unanime.

“Ky bllok të zhvendoset në 800 kilovat orë. Struktura tani e re tarifore deri në 800 i inkurajon konsumatorët që t’i shfrytëzojnë dy tarifat. U ofron konsumatorëve që të shfrytëzojnë energjinë në mënyrë eficence me 5,9 cent kWh”.

Tutje, ZRRE ka sqaruar edhe tarifat për shpenzimin e energjisë elektrike mbi 800 kWh.

“Për ata që konsumojnë mbi 800 është tarifa e lartë prej 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent. Njëkohësisht edhe në deri 800 tarifa e ulët prej 3 cent dhe tarifa e lartë prej 7 cent”, është thënë nga Departamenti i tarifave në ZRRE.

Ndërsa, kanë bërë të ditur se rreth 20 për qind e tejkalojnë këtë bllok të konsumit tarifor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore