Lajme

Fejzullahu: Rritja e çmimit të energjisë s’po bëhet për shkak të shkeljeve të operatorëve, menaxhimi i krizës i takon ministrisë


Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu

Pas paralajmërimeve që kanë ardhur për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 14 për qind në Komisionin për Ekonomi është raportuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, i pyetur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Driton Hyseni, se cilët janë skenarët e tjerë, përveç ndryshimit të tarifave për të menaxhuar krizën ekonomike deklaroi se kjo çështje është e përcaktuar me ligj.

“Menaxhimi i krizës i takon ministrisë së Ekonomisë, komfor legjislacionit në fuqi komplet menaxhimi i krizës është obligim i tyre. Ne do ta ofrojmë edhe përvojën tonë edhe gatishmërinë tonë për menaxhimin e krizës”, ka thënë Fejzullahu.

Deputeti Hyseni, tutje deklaroi se nuk mund të vinë deri tek shqyrtimi i tarifave për shkak të shkeljeve që kanë bërë dy operatorë.

“Nuk mund të vijmë në situatën e rishqyrtimit të tarifave për shkak të shkeljeve dhe mospërformancës së mirë të dy operatorëve gjatë vitit 2022 dhe mospërformanca e tyre tash duhet të jetë barrë për qytetarët e vendit”, deklaroi  Hyseni

Ndërsa për shkeljet nga kryetari i ZRRE-së u tha se do të ketë komisione që do të bëjnë monitorime specifike.

Por, u mohuan akuzat se rritja e çmimit të rrymës po rritet për shkak të shkeljeve që kanë bërë operatorët.

“Edhe këtë vit do të vazhdojmë si çdo vit tjetër, kur ka shkelje sigurisht që do të ketë komisione që bëjnë monitorime specifike. Vitin e kaluar ishte bërë një monitorim specifik”.

“Nuk është e vërtetë që është për shkak të mospërformancës së tyrë. Është për shkak që kosotoja e importit është shumë më e lartë sesa që është tash. Edhe nuk ka të bëjë gjoba ndaj operatorëve ato as nuk paguhet nga ana e konsumatorëve”.

Paralajmërimet e rritjes së energjisë elektrike kanë ngjallur shqetësimin për një krizë të re në Kosovë.

Pos rritjes së çmimeve në të gjitha produktet, rritjen e tatimit, tani ka rritje të sërishme të energjisë.

Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate rrymë në orë, ndërsa nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1 mijë e 300 megavate në orë.

Këtë diferencë, ajo e importon nga jashtë.

Nga muaji shtator i vitit 2022, Qeveria e Kosovës, i ka subvencionuar të gjithë qytetarët që shpenzojnë më pak energji elektrike.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, kishte thënë se nga këto subvencione, kanë përfituar mbi 200 mijë familje.

Kurse nga ekzekutivi ishte bërë thirrje që nga viti 2022 ndaj qytetarëve që ta kursejnë rrymën, për shkak të krizës globale energjetike, të cilën e ka thelluar lufta e Rusisë në Ukrainë.

Teksa nuk kanë ofruar asnjë garanci se do të ketë furnizim të rregullt me rrymë gjatë dimrit, kur nevoja për ngrohje rritet.

Shtrenjtimi sërish i rrymës sjell “krizë të re” në Kosovë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore