Lajme

Fed njofton rritjen e normave të interesit për të luftuar inflacionin në SHBA


Sistemi i Rezervës Federale (Fed) njoftoi të mërkurën e 2 nëntorit se do të rrisin normat e interesit  kundër një niveli të lartë 40-vjeçar të inflacionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Zyrtarët e Fed-it kanë vendosur gjashtë rritje normash radhazi.

Kjo është një nga rritjet më të mëdha të normave të interesit që nga vitet 1980, kur inflacioni arriti në 14 për qind dhe normat u rritën në gati 20 për qind.

Kryetari i Fed-it, Jerome Poëell, tha se zyrtarët po e konsideronin një rritje të normave ndërsa vlerësonin ndikimin e tyre në të gjithë sferat e ekonomisë.

Poëell-i tha se Fed-i do të ngadalësonte ritmin e rritjes së normës, por paralajmëroi se është “shumë e parakohshme të mendohet për tu ndalur”.

Por, Banka qendrore nuk pret që inflacioni apo normat e interesit të arrijnë nivelet e viteve 80.

Poëell-i u shpreh se pret që normat të arrijnë në 4.4 për qind deri në fund të vitit dhe të fillojnë të ulen deri në vitin 2024.

Nga ana tjetër, zyrtarët e Fed-it kishin pritur që inflacioni të binte këtë vit, por në shtator kostot e mallrave dhe shërbimeve ishin 8.2 për qind më të larta krahasuar me një vit më parë.

Kosto, të cilat ishin shumë mbi normën e synuar nga Fed-i, me 2 për qind.

Poëell gjithashtu tha se shanset që ekonomia amerikane të arrijë një “ulje të butë” dhe të shmangë recesionin ndërsa lufton inflacionin është “ngushtuar”.

Lëvizja e Fed-it vjen ndërsa qeveritë në mbarë botën po luftojnë me një krizë në rritje të kostos së jetesës.

Rritja e çmimeve të ushqimeve ka shtyrë inflacionin mbi 10 për qind në Mbretërinë e Bashkuar.

Të enjten e 3 nëntorit, Banka e Anglisë pritet të rrisë normën e saj bazë deri në 3.25 për qind.

Muajin e kaluar, Banka Qendrore Evropiane rriti gjithashtu koston e huamarrjes për të përballuar inflacionin, tani në një nivel rekord prej 10.7 për qind.

Departamenti i Punës në SHBA do të publikojë të premten e 4 nëntorit të dhënat në lidhje me muajin tetor.

Ekonomistët presin që SHBA-të të kenë shtuar rreth 200 mijë vende pune gjatë muajit të kaluar dhe papunësia të qëndrojë me 3.5 për qind, afër nivelit të ulët të 50 viteve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore