Sport

FBK njofton se hapet afati i transferimeve


Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), ka njoftuar se këtë të hënë, me datën 20 dhjetor, është hapur transferimi i basketbollistëve vendorë dhe të huaj, në të dyja kategoritë.

Ky afat i transferimeve do të jetë jo shumë i gjatë, i cili do të mbyllet me datën 31 dhjetor.

“Të gjitha transferimet e lojtarëve/eve duhet të paraqiten në postën elektronike, duke respektuar procedurat e afatit kalimtar”, shkruhet në postimin e FBK-së.

Gjithashtu në FBK presin që këto transferime të jenë një numër i madh për edicionin pranveror, në të cilin pritet një garë interesante.

“Klubet kanë mundësi të bëjnë transferimet brenda afatit kalimtar, që nuk pritet të jenë të pakta, varësisht nga synimet që kanë, ndërsa në stinorin pranveror pritet një garë shumë interesante dhe rivalizuese”, thuhet më tej.

Kujtojmë që sezoni 2021/22 i Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll, është në pushim, pas gjysmësezonit vjeshtor, derisa ai pritet të rifillojë më datën 13 janar të vitit të ardhshëm.

Është duke u zhvilluar një garë e ashpër, ku momentalisht tabelës i prijnë Trepça dhe Golden Eagle Ylli, me nga 24 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore