Stil

FBI kërkon nga pjesëmarrësit e “Astroworld”, t’i dërgojnë imazhet amatore nga nata tragjike


Ilustrim

Më shumë se dy muaj pasi fatkeqësia e kontrollit të fansave në “Astroworld” të Travis Scott, u mori jetën e 10 personave, Departamenti i Policisë së Houston-it, u ka kërkuari të pranishmëve të ngarkonin fotot dhe videot e tyre në një faqe interneti të krijuar nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI).

“Për t’u siguruar që kemi kapur të gjitha provat e mundshme për një hetim të plotë, ne kemi bashkëpunuar me Byronë Federale të Hetimit për ndihmë teknike shtesë”, tha Policia e Houston në një deklaratë.

“Astroworld”.

“Mendoj se kjo zgjati shumë. Ata duhet të kishin nisur proceduar menjëherë pas fillimit të hetimit”, thotë, Darrin Porcher, një ish-toger i NYPD dhe profesor ndihmës në Shkollën e Drejtësisë Penale të Universitetit Pace.

Porcher, i cili po shërben si ekspert i “Hilliard Martinez Gonzalez LLP”, një firmë ligjore e paditësve që tashmë përfaqëson më shumë se 700 pjesëmarrës në Astroworld, thotë se FBI ka një zyrë të madhe në terren që mbulon zonën e Hustonit me burime që do të ishin të njohura për policinë lokale.

Darrin Porcher.

“Nuk mund ta kuptoj pse kjo nuk u bë menjëherë, sepse ata e kuptuan qartë se departamenti i policisë ka vetëm kaq shumë njerëz. Ju jeni duke kryer një hetim me 50,000 njerëz në një vend. Është e qartë, dhe është e dukshme, se Departamenti i Policisë së Hustonit nuk kishte aftësinë për ta bërë këtë”, tha Porcher.

Faqja e re e internetit e FBI-së u kërkon pjesëmarrësve të koncertit të ngarkojnë maksimumi katër skedarë dhe të ndajnë emrin dhe informacionin e kontaktit të tyre.

I pyetur nëse vonesa prej dy muajsh mund të nënkuptojë se imazhet dhe videot e vlefshme tashmë mund të fshihen dhe të zhduken përgjithmonë, avokati Alex Hilliard tha se nuk mendonte kështu.

Alex Hilliard.

“Avokatët paditës e kanë marrë me zell të gjithë këtë informacion, kështu që në masën që prokurorët kanë nevojë për të dhe po e kërkojnë atë, është tashmë brenda portaleve të organizuara dhe të disponueshme që dalin në shumë firma”, thotë Hilliard për Rolling Stone.

“Në dy javët e ardhshme do të ketë shumë informacione për prokurorët për të vërtetuar se ka pasur një aktivitet kriminal absolut që ka ndodhur në këtë rast”, shton ai.

Përplasja e tmerrshme e turmës së Astroworld vrau tetë persona më 5 nëntor, natën e parë të Festivalit Astroworld të Travis Scott në NRG Park në Huston.

Dy persona të tjerë, përfshirë 9-vjeçarin Ezra Blount, vdiqën më vonë nga plagët e marra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore