Shqipëria

Favorizim për marrjen e gradës ‘nënkomisar’, SPAK çon çështjen për hetim


Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe e ka dërguar për gjykim çështjen e pedagogut të Akademisë së Sigurisë, Qetësor Gurra dhe efektivin e Policisë Rrugore Dritan Lelaj.

Ata u arrestuan në dhjetor të vitit të kaluar nën akuzën për falsifikim të dokumenteve dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm.

Për Dritan Lelajn është kërkuar masë sigurimi “Arrest në burg”, pasi akuzohet se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar.

Edhe për Qetësor Gurrën është kërkuar masa e sigurimit “Arrest në burg”, pasi ëakuzohet se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga ana tjetër, Silvana Miho, akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Nga analiza dhe të dhënat e përfituara nga rezultatet e përgjimeve telefonike është provuar se  Dritan Lelaj ka ofruar përfitim e parregullt monetar të Qetësor Gurrës, i cili nga ana tjetër e ka pranuar këtë ofertë me qëllim ndikimin e paligjshëm tek funksionarë të tjerë publike të Akademisë së Sigurisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kjo për të favorizuar Dritan Lelaj në rezultatin fitues në provimin e fitimit të gradës “Nënkomisar” për ndjekjen e studimeve në ciklin e parë në Akademinë e Sigurisë, për vitin akademik 2021-2022, të zhvilluar në datën 27.10.2021.

Gjithashtu, rezulton e provuar se Lelaj gjatë procesit të provimit/ankimit ka përdorur një dokument në të cilin janë paraqitur rrethana të rreme që nuk përputhen me të vërtetën, dokument ky i lëshuar nga e Silvana Miho, si personi që ka pasur për detyrë ta lëshojë dokumentin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore