Lajme

Fauci: “Imuniteti i tufës” arrihet pas vaksinimit të 70 deri 85 për qind e popullatës


Drejtori i Institutit Kombëtar për Sëmundjet Infektive dhe Alergjitë në SHBA, Anthony Fauci, ka thënë se “imuniteti i tufës” ndaj Coronavirusit do të arrihet pasi të vaksinohet 70 deri në 85 për qind e popullatës.

“Nëse kemi një vaksinë efektive prej 95 për qind dhe vetëm 40 apo 50 për qind e njerëzve vaksinohen atëherë do të duhet shumë kohë për të arritur ‘imunitetin e tufës’”.

Ky imunitet na ruan dhe na bënë të mos ndihemi si “kërcënim për askënd”, tha Fauci në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ish anëtari i panelit në SHBA, Paul Offit, pati thënë se për aq kohë sa kryhet faza tre masive e testimit, vaksina miratohet.

“Dallimi është koha sa zgjatë ndjekja, ne e dimë se vaksina është efektive për disa muaj, e dimë se së paku dy muaj pas dozës së dytë, nuk ka ndonjë efekt serioz anësor të njerëzit”, shtoi Offit.

Sipas Qendrave të Kontrollit të Sëmundjeve në SHBA, më shumë se një milion njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Vaksinat e lejuara për përdorim  në SHBA, janë nga kompanitë Moderna dhe Pfizer/BionTech.

SHBA-ja ka pasur rreth 26 milionë e 911 mijë infeksione dhe 459 mijë e 872 vdekje me Coronavirus të raportuar që nga fillimi i pandemisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore