Sport

Fatlum Gashi shpallet futbollisti i javës në BKT Superligë


Futbollisti më i mirë i javës së 23-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll, është shpallur ai i Drenicës, Fatlum Gashi.

Pra, sikurse çdo javë, edhe këtë herë Federata e Futbollit të Kosovës ndanë çmimin “Ylli i Javës”, së bashku me sponsorin Bankën Kombëtare Tregtare, e ky çmim i takoi Gashit.

Mesfushori qendror i kuqezinjve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren e rëndësishme që skuadra nga Skenderaj e arriti në shtëpi ndaj Dritës, me rezultat 2:1.

Ai e shënoi një gol shumë të bukur në këtë ndeshje, duke e ndihmuar Drenicën që ta realizojë fitoren e parë pas pesë vitesh në përballje me Dritën.

Fitorja e kësaj jave ia ka mundësuar Drenicës që ta përforcojë pozitën e pestë në renditje në BKT Superligë me 31 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore