Sport

Fati i keq e përndjek Ansu Fati-n, lëndohet përsëri


Fati i keq vazhdon ta përndjekë yllin e Barcelonës, spanjollin Ansu Fati.

Talenti i katalunasve, pas disa minutave shumë të mira përballë Celta Vigo-s në fundjavë, u detyrua të linte fushën për shkak të një dëmtimi.

Sipas raporteve mjekësore, Ansu ka pësuar dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së djathtë.

Nga mediat më të afërta me klubin, thuhet se Ansu Fati do t’i mungojë Barcelonës për një kohë relativisht të gjatë.

Në rastin më të mirë, Ansu Fati pritet që të kthehet pas pesë javësh, pra në gjysmën e muajit dhjetor.

Por, besohet se Ansu Fati do ta ketë shumë të vështirë që të kthehet në fushë gjatë vitit 2021.

Ky është lëndimi i tretë që spanjolli 18-vjeçar pëson që pas rikthimit nga dëmtimi që e mbajti jashtë fushës rreth 10 muaj.

Klubi shpreson shumë që këto probleme do kalojnë shpejt, dhe karriera e Fati-t nuk do të shkatërrohet nga lëndimet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore