Auto

Fastned, investime për stacionet e karikimit të shpejtë


Kompania me bazë në Amsterdam, Fastned, ka mbledhur 150 milionë euro për të zhvilluar infrastrukturën e karikimit të shpejtë për automjetet elektrike në të gjithë Evropën.

“Mbledhja e kapitalit mundëson që të ndërtohen stacione të karikimit të shpejtë në shumë vende duke respektuar misionin tonë të përshpejtimit dhe tranzicionit drejt një lëvizshmërie të qëndrueshme”, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë, Michiel Langezaal.

Tech.eu, faqe kushtuar të rejave teknologjike, zbulon se letrat me vlerë të cilat përbënin 12.5% të kapitalit ekzistues të lëshuar të kompanisë, u vlerësuan me një çmim prej 80 euro secila duke i dhënë Fastned-it të ardhurat e nevojshme për t’u zgjeruar.

“Për më tepër, transaksioni ka tërhequr investitorë të fortë institucionalë në bazën e aksionerëve”, ka shtuar Langezaal.

Aktualisht, kompania operon me 133 stacione të karikimit të shpejtë në Holandë, Gjermani, Mbretëri të Bashkuar, Belgjikë dhe Zvicër. Mirëpo, ambiciet e Fastlend-it janë për t’u zgjeruar në të gjithë Evropën, me fokus të veçantë në Francë dhe Gjermani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore