Lajme

FARC do të hiqet nga lista ndërkombëtare e terroristëve të SHBA-ve


Ushtarët duke ruajtur ruajnë tre rebelë adoleshentë të kapur të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë, FARC,  21 dhjetor 2000

Nga autoritetet në SHBA pritet që Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) të hiqen nga lista terroriste ndërkombëtare – pesë vjet pasi grupi rebel i çmobilizuar nënshkroi një marrëveshje paqeje me qeverinë kolumbiane dhe formoi një parti politike.

Njoftimi pritet të forcojë procesin e vështirë të paqes, i cili është zbatuar pa ndërprerje ndërsa dhuna nga grupet rebele disidente dhe trafikantët e drogës vazhdon të shqetësojë kombin e Amerikës së Jugut.

Zyrtarët amerikanë të cituar nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” dhe e përditshmja ndërkombëtare “Wall Street Journal” thanë se lëvizja mund të ndodhte këto ditë, ndërsa Departamenti i Shtetit deklaroi se kishte dhënë njoftime për Kongresin mbi “veprimet e ardhshme” në lidhje me FARC-in.

Victoria Sandino, senatorja nga Forca Revolucionare e Përbashkët Alternative, partia politike e formuar pas shpërbërjes së Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), drejton një vigjilje në nder të shokëve të saj të vrarë në Bogota, Kolumbi, të dielën, 8 mars 2020.

SHBA-të shtuan FARC-in në listën e saj terroriste në vitin 1997, kur grupi rebel ishte në kulmin e fuqisë së tij, duke komanduar mijëra luftëtarë dhe duke nisur sulme në shkallë të gjerë në kryeqytetet rajonale dhe bazat ushtarake. Grupi rrëmbeu mijëra politikanë dhe kolumbianë civilë. Si dhe vendosi mina tokësore në të gjithë vendin.

“Heqja e FARC-ut nga lista është shumë e vonuar, pasi grupi që listoi departamenti i shtetit nuk ekziston më”, tha Adam Isacson – drejtor për mbikëqyrjen e mbrojtjes në Zyrën e Washington-it në Amerikën Latine.

FARC mori armët kundër qeverisë së Kolumbisë në 1964-ën, duke pretenduar se luftonte në mbrojtje të fermerëve fshatarë.

Ish-rebeli i FARC-ut Jesus Santrich në një seancë të Dhomës së Përfaqësuesve në kongresin kolumbian në Bogota, Kolumbi, të mërkurën, 12 qershor 2019.

Ata shpejt iu kthyen trafikimit të drogës dhe rrëmbimit për shpërblim për të forcuar “gjoksin” e tyre të luftës, duke kryer masakra dhe mizori gjatë dekadave të luftës civile që vrau më shumë se 260 mijë njerëz dhe 7 milionë të tjerë u detyruan të zhvendosën nga vendi.

Forcat qeveritare, grupet paraushtarake të lidhura me shtetin dhe rebelët e tjerë të majtë kontribuuan në luftën e përgjakshme.

Një marrëveshje paqeje u nënshkrua në tetor të vitit 2016, duke i dhënë fund zyrtarisht luftës dhe duke premtuar zhvillim rural, megjithëse marrëveshja dështoi të kalojë një referendum publik.

Ish-sekretari i Shtetit të SHBA-ve, John Kerry, djathtas, me ish-presidentin kolumbian Juan Manuel Santos gjatë takimit të Iniciativës Globale të Çminimit për Kolumbinë 18 shtator 2016, në New York.

Ish-presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, fitoi një çmim Nobel për paqen për përpjekjet e tij, pavarësisht humbjes. Më pas ai ratifikoi një marrëveshje paqeje të rishikuar përmes Kongresit muajin e ardhshëm.

Sipas analistëve që nga nënshkrimi i marrëveshjes së paqes, kufizimet për anëtarët e FARC-ut të vendosura nga lista e terrorizmit kanë penguar zbatimin e marrëveshjes, pasi ish-luftëtarët e listuar individualisht nuk janë në gjendje të hyjnë në sistemin bankar vendas.

“Sanksionet e SHBA-ve kanë penguar riintegrimin ekonomik dhe politik, duke penalizuar ish-luftëtarët që hodhën armët me mirëbesim dhe vazhdojnë të mbeten të përkushtuar ndaj procesit pavarësisht sfidave të mëdha”, tha Elizabeth Dickinson, një analiste kolumbiane në Grupin Ndërkombëtar të Krizave (ICG).

Rebelët e bllokut jugor të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë, FARC, qëndrojnë në formacion në xhunglat jugore të Putumayo, Kolumbi, 17 gusht 2016.

Lista e terrorit pengoi gjithashtu aftësinë e qeverisë amerikane për të mbështetur dhe ndikuar në marrëveshjen e paqes, e cila u negociua me mbështetjen e administratës së presidentit të atëhershëm Barack Obama.

Në vijim Dickinson tha se zyrtarët amerikanë nuk mund të takohen me forcat e ish-FARC dhe se ata nuk mund të ulen në të njëjtën dhomë.

Duke u ndalur te Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ajo theksoi se kjo e fundit nuk mund të sigurojë financim për asnjë projekt – përfituesit e të cilëve përfshijnë FARC-un.

“Pesë vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes, këto kufizime janë të palogjikshme dhe kundërproduktive”, e përmbylli ajo.

Një gjykatë kolumbiane që heton krimet e luftës më 10 gusht ka deklaruar se FARC-i rekrutoi të paktën 18 mijë e 600 fëmijë në radhët e saj midis 1996-ës dhe 2016-ës – vite kur bëri paqe me qeverinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore