Sport

Fantazisti me kontratë fantastike


Phil Foden ka qenë zbulimi i sezonit për Manchester City-n dhe për futbollin anglez.

20-vjeçari jo vetëm që ka arritur të marrë minuta, por ka siguruar dhe vendin e titullarit në një skuadër të rrethuar me yje.

Më yll se gjithë yjet, i preferuari i Guardiola-s ka luajtur 41 ndeshje këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

Ai ka shënuar 13 herë dhe ka asistuar për shokët e skuadrës plot nëntë herë.

I përfshirë në 22 gola, një shtyllë e skuadrës më të mirë në Angli.

Normalisht, këto performanca nuk do të mbesin pa u shpërblyer.

Lojtari, që shënoi dy golat e fitores në dy ndeshjet çerekfinale përballë Dortmund-it, do të shpërblehet me kontratë të re.

Kontrata e fundit e Foden u nënshkrua në vitin 2018, me vlerë 30 mijë funta në javë.

Kontrata e re, që do të zgjasë marrëveshjen për dy vite, duke e mbajtur Foden te City të paktën deri në vitin 2024, do t’i dhurojë Foden-it 100 mijë funte në javë.

Te City janë të vetëdijshëm që një talent si Foden do të jetë në sytë e gjithë Evropës, andaj qytetarët e shohin kontratën e re si mënyrë të shpëtuar veten nga një largim i mundshëm i Foden.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore