Bota

Fëmija dy vjeçar refuzon të mbajë maskë, Familja nxirret nga avioni


Një familje, e cila po shkonte për të parë pemën e Krishtlindjes së Qendrës Rockefeller, në New York City është nxjerrë nga avioni pasi vajza e tyre dy vjeçare refuzonte të mbante maskë.

Pavarësisht se ata po e mbanin sipër fytyrës së saj, ekuipazhi i fluturimit i detyroi të largohen.

“Ne sapo humbëm një fluturim sepse fëmija ynë dy vjeç nuk pranonte të mbante maskë. U përpoqëm të telefononim linjat ajrore, por nuk morrëm asnjë përgjigje. Shpresoj që mos ta kalojmë përsëri atë që përjetuam të Premten”, ka thënë mamaja e vajzës, Eliz sipas The Sun.A couple who were kicked off a flight when their daughter wouldn't wear a face mask have since gone on holiday without her

Eliz shtoi se u ndie e poshtëruar dhe traumatizuar. Megjithatë sasia e mesazheve që morri nga persona që kanë përjetuar situata të ngjashme, e ngushëlloi pa masë.

Sipas raportimeve, çifti vazhdoi fluturimin me një linjë tjetër në klasin e parë. Një person i mediave sociale u ofrua për të paguar udhëtimin, por pas ndodhisë së përjetuar u detyruan të largohen pa vajzën e tyre.

Linja ajrore “United” u përgjigj në një deklaratë se siguria e punonjësve dhe klientëve është përparësia e tyre më e lartë.

“Ne punojmë me një grup të gjera politikash. Çdo person më i vjetër se dy vjet duhet të mbajë një maskë. Këto proçedura mbështeten nga udhëzime të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Pëmundjeve (CDC) dhe partnerëve tanë në Klinikën Cleveland. Gjithashtu janë konsistente në gjithë linjat ajrore kryesore”, janë shprehur United. /AlbanianPost.com 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore