Stil

Familja Kardashian – Jenner, më e ndjekura në botë – mbi 1.2 miliard ndjekës në Instagram


Familja Kardashian-Jenner kanë arritur një moment të jashtëzakonshëm në Instagram, pasi kanë tërhequr më shumë se një miliard ndjekës mes tyre.

Ndërsa anëtarët e njohur të familjes vazhdojnë kërkimin e tyre për dominim global, është zbuluar kulmi i popullaritetit me bazën e tyre të kombinuar të fansave të mediave sociale.

Familja tani ka më shumë se një miliard ndjekës – që është pothuajse një e teta e popullsisë së të gjithë botës, e cila ka një popullsi të vlerësuar prej 7.9 miliardë.

Manjati i produkteve të grimit, it Kylie Jenner, 24 vjeçe, numëron plot 305 milionë ndjekës në llogarinë e saj të Instagram-it.

Kylie Jenner.

Për habinë e fansave, Kim Kardashian nuk ka aq shumë fansa sa motra e saj më e vogël, pasi ajo mbetet pas me 282 milionë ndjekës.

Kim Kardashian.

Popullariteti i motrës së Kim, Kylie, ka të ngjarë që është rritur për shkak të biznesit të saj të kozmetikës, që e ka bërë atë një multimilionere.

Jo vetëm që 24-vjeçarja mori një llogari bankare të mbushur me para dhe një prani të madhe në mediat sociale, por ajo ishte gruaja e parë në botë që arriti 300 milionë ndjekës në Instagram – duke mposhtur artistet e famshme, Ariana Grande dhe Selena Gomez.

Khloe Kardashian.

Në anën tjetër, motra e mesme Khloe Kardashian, 37 vjeçe, ka 216 milionë ndjekës dhe supermodelja Kendall Jenner, 26 vjeçe, numëron 215 milionë sosh në Instagram.

Kendall Jenner.

Motra më e madhe Kardashian, Kourtney 42-vjeçare, ka vetëm 161 milionë ndjekës – por është rritur në popullaritet gjatë vitit të kaluar pasi u nda me bateristin e Blink-182, Travis Barker.

Kourtney Kardashian.

66-vjeçarja Kris Jenner, e cila është menaxhere e familjes, është afër arritjes së 50 milionëve, por ndjekësit e saj aktualisht janë 45.5 milionë.

Kris Jenner.

Ndërkaq, Rob Kardashian numëron gjithsej, 2.6 milionë ndjekës –  që do të thotë së bashku, familja ka më shumë se 1.2 miliardë ndjekës në total – një numër që rritet çdo ditë e më shumë.

Rob Kardashian.

Në vitin 2007, “Keeping Up With The Kardashians” (KUWTK),  shpërtheu në ekranet televizive dhe peizazhi i jetës së të famshmëve ndryshoi përgjithmonë.

Familja ka vazhduar të bëhet e ndjekur nga pothuajse një e teta e të gjithë popullsisë së botës, me shumë nga fansat e tyre të investuar në jetën e tyre të dashurisë, jetën private dhe gjithçka tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore