Shqipëria

‘Faleminderit Shqipëri! Nuk do të harrojmë’


Olta Xhaçka, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka falënderuar grupin artistik afgan për pikën e re në Tiranë.

Përmes një postimi në platformën Twitter, të shoqëruar edhe me fotografi nga punimi artistik, ministrja e ka falënderuar grupin për pikën e bukur që i kanë shtuar kryeqytetit.

Shenja e tyre e lënë në Tiranë mban të mbishkruar: “Faleminderit Shqipëri! Nuk do të harrojmë”.

“Mirënjohës për ‘Artlords’, grupin artistik afgan për pikën e bukur që i dhuruan Tiranës”, ka shprehur ajo.

Ministrja Xhaçka e ka cilësuar pikën artistike të krijuar prej grupit afgan si një kujtim të miqësisë mes dy vendeve.

Këtë, duke rikujtuar situatën kaotike të atdheut të tyre në konflikt.

“Le të jetë një kujtim i miqësisë mes Shqipërisë dhe popullit afgan, të cilët gjetën strehë dhe mikpritje, duke ikur nga konflikti dhe persekutimi”, ka vijuar ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore