Shëndet

Faktorët e zhvillimit të kancerit të gjirit


Studimet kanë treguar se rreziku për zhvillimin e kancerit të gjirit të rritet varet kryesisht nga gjinia dhe mosha.

Pjesa më e madhe e rasteve me kancer të gjirit janë vënë re tek gratë mbi 50 vjeç.

Shumë gra mund të kenë një apo disa nga këta faktorë rreziku, por jo medoemos preken nga kanceri i gjirit.

Ka faktorë rreziku që nuk mund të ndryshohen dhe faktorë rreziku që mund t’i përmirësoni për të ulur rrezikun.

Mutacionet e trashëgueshme në disa gjene, si BRCA1 kryesisht te gratë që kanë të trashëguara janë mutacionet  më të rrezikuara që zhvillojnë kancer të gjirit ose ovarian.

Njëkohësisht, ardhja e ciklit menstrual para moshës 12 vjeç dhe fillimi i menopauzës pas moshës 50 vjeç i ekspozon gratë më gjatë ndaj hormoneve, duke rritur kështu rrezikun për zhvillimin e kancerit të gjirit.

Një tjetër rrezik janë gjinjtë e dendur të cilët kanë më shumë inde lidhëse se indet dhjamore, që e vështirësojnë zbulimin e tumoreve nga mamografia.

Rreziku për zhvillimin e kancerit të gjirit është më i lartë tek gratë të cilat nënat, motrat ose anëtarë të tjerë të familjes nga ana e mamasë apo babait kanë pasur kancer të gjirit.

Gratë të cilat i janë nënshtruar terapisë me rreze në pjesën e kraharorit apo gjinj (si trajtimi për limfomën Hodgkin) para moshës 30 vjeç po ashtu kanë një rrezik më të lartë për zhvillimin e kancerit të gjirit.

Duke shtuar që, pasiviteti fizik, mbipesha ose të qenit obezë pas menopauzës, marrja e hormoneve, konsumimi i alkoolit janë arsye që rrisin rrezikun për zhvillimin e kancerit të gjirit.

Të gjitha këto janë faktorë që mund të përmirësohen duke marrë ilaçe që bllokojnë ose ulin nivelet e estrogjenit në trup, ose duke kryer një ndërhyrje kirurgjikale./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore