Sport

Fair Play i ri financiar, Bundesliga kundër UEFA-s


Bundesliga gjermane ka dalë kundër reformës së fair play financiar (FPF) që UEFA planifkon të miratojë nga sezoni 2022/23. Në mënyrë të unifikuuar gjermanët kanë dalë kundër.

Gazeta e përditshme sportive gjermane “Sport Bild”, raporton se klubet gjermane besojnë se rregullat e reja do të jenë të dëmshme për të gjithë ligën gjermane. Sipas tyre, ato do të avantazhojnë klubet e mëdha të udhëhequra nga investitorë të pasur si PSG-ja dhe Manchester City.

Ekzistojnë tre rregulla që Bundesliga i shikonë si jo të denjta dhe jo gjithëpërfshirëse. Para së gjithash është rregulli që thotë se pronarët e klubeve mund të mbulojnë vetëm humbjet deri në 30 milionë euro.

Duke hequr këtë kufizim, rregullat e reja do i japin klubeve më shumë investitorë të mëdhenj, një avantazh i madh në treg.

Çështja e dytë ka të bëjë me pagat. Kufiri i pagës është shumë i njohur tashmë në La Liga, çka nuk i mundësoi Barcelona-s të nënshkruante kontratën e re me Lionel Messi-n.

Rregulli i ri është që klubet të shpenzojnë deri në 70% të të ardhurave të tyre për transferime. Sidoqoftë, ky rregull prek vetëm 25 lojtarët që do të jenë pjesë e listës UEFA.

Klubet e Bundesliga-s duan që rregulli të zbatohet për të gjithë skuadrën, në mënyrë që klubet e mëdha të mos përfitojnë për të transferuar lojtarë të tjerë qëe mund të luajnë në kampionat, duke krijuar kështu një “skuadër të dytë”.

Së fundmi, përsa i përketë taksës së luksit, UEFA dhe ECA, Shoqata Evropiane e Kubeve kanë propozuar një gjobë për klubet që shkelin FPF-n, e cila më pas do të shpërndahej mes anëtarëve.

Bundesliga e shikon taksën si një shumë të vogël për pronarët e mëdhenj dhe të pasur të klubeve, ndaj duhen masa më të rrepta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore