Futboll

Fair Play Financiar ka vdekur


Elita evropiane dekreton falimentimin e reformës 2011. Bie detyrimi për barazi bilanci.

Janë të padobishme justifikimet se FPF (Fair Play Financiar) do të rimodelohet apo përshtatet me situatën aktuale: detyrimi i një buxheti të ekuilibruar nuk është më i qëndrueshëm, sepse nuk mund të penalizohet një sektor i tërë kur askush nuk është më në gjendje të respektojë rregullat. Të gjithë fajtorë dhe asnjë fajtor njëkohësisht.

Kompanitë nuk mund të detyrohen të ekuilibrojnë kostot me të ardhurat nëse ato shkatërrohen nga një goditje globale dhe asimetrike, sepse penalizon disa më shumë se të tjerët; madje sektorë të caktuar goditen plotësisht.

Kur një kompani humb të ardhurat, i duhet të ulë kostot, por ata nuk mund t’i ulin ato në të njëjtën kohë, veçanërisht nëse dy të tretat e buxhetit përfaqësohen nga paga të garantuara me kontrata shumëvjeçare.

Kompanitë mund të arkëtojnë para duke shitur lojtarë, por nëse të gjithë blerësit e mundshëm janë në krizën e pandemisë dhe shtrëngimit të këtij ligji, ata nuk dinë se kujt t’ia shesin. Ky është realiteti, ndaj dhe UEFA po e evidenton sot këtë problem.

Sidoqoftë, është e gabuar që t’ia atribuojmë dështimin e FPF-së vetëm Covid-it, i cili, në fund të fundit, vërteton vetëm parealizueshmërinë e tij. Por UEFA justifikohet duke thënë se FPF ka përmirësuar bilancet financiare të futbollit evropian, sepse, gjatë këtyre dhjetë vjetëve, sistemi i futbollit ka ulur borxhet dhe ka forcuar pasuritë e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore