Financa

Fahad al-Mubarak, guvernatori i ri i bankës qendrore saudite


Mbreti i Arabisë Saudite ka emëruar, Fahad al-Mubarak, si guvernator të bankës qendrore të dielën.

Kjo është emërimi i dytë i Mubarak-ut në një nga pozicionet më të ndjeshme në mbretëri, duke zëvendësuar Ahmed al-Kholifey.

Mubarak, i cili kishte drejtuar Bankën Qendrore Saudite (SAMA) nga 2011-2016, ishte më parë kryetar dhe drejtor i Morgan Stanley. Ai gjithashtu ka shërbyer si kryetar i bursës saudite.

Ai u pasua si guvernator në 2016 nga Kholifey, i cili drejtoi SAMA-n gjatë tkurrjes ekonomike në vitin e kaluar, të shkaktuar nga çmimet e ulëta të naftës dhe COVID-19.

Kholifey do të bëhet këshilltar në oborrin mbretëror, sipas dekretit mbretëror të publikuar të dielën.

SAMA, marsin e kaluar prezantoi një paketë stimulimi prej 50 miliardë riyal (13.3 miliardë dollarë) për të mbështetur sektorin privat në vend. Në qershor, institucioni bankar njoftoi injektimin e 50 miliardë riyalëve të tjerë në sektorin bankar për të mbështetur likuiditetin.

Në shtator, ndërsa kufizimet e koronavirusit u lehtësuan, ekonomia saudite tregoi shenja rimëkëmbjeje. Kholifey shprehu sigurinë në stabilitetin financiar të vendit, por bëri thirrje për kujdes në uljen e mbështetjes monetare.

Banka qendrore vitin e kaluar transferoi 40 miliardë dollarë në fondin e pasurisë sovrane. Ky transferim në Fondin e Investimeve Publike kishte synim rritjen e fuqisë investuese jashtë shtetit. Transferimi ndikoi në një rënie të aktiveve të huaja të bankës qendrore saudite kur ekonomia u godit nga pandemia.

Kholifey drejtoi sektorin bankar saudit në një kohë kritike, kur likuiditeti i bankave pësoi goditje pas rënies së çmimit të naftës në 2014-2015.

Nën drejtimin e tij në vitin 2016, banka qendrore prezantoi metoda të reja monetare për të ulur normat e interesit në treg, të cilat ishin rritur gjatë kësaj periudhe.

Likuiditeti në sistemin bankar saudit u përmirësua sepse Arabia Saudite filloi të huazonte miliarda dollarë në tregjet jashtë shtetit, duke ulur presionin mbi bankat saudite./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore