Kosova

Fadil Nura betohet si kryetar i ri i Skenderajt, falënderon Bekim Jasharin


Fadil Nura nga Partia Demokratike e Kosovës, ka marrë zyrtarisht postin e kryetarit të Komunës së Skenderajt.

Fadil Nura nga Partia Demokratike e Kosovës, ka marrë zyrtarisht postin e kryetarit të Komunës së Skenderajt.

Nura gjatë seancës inauguruese është zotuar për angazhim maksimal në krijimin dhe avancimin e qytetarëve të Skenderajt.

Kjo është bërë e ditur nga vetë kryetari Nura, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Fadil Nura, ka marrë 57,99 për qind të votave të përgjithshme duke lënë pas Bekim Jasharin nga lista e pavarur “Ideal për Skenderaj” i cili ka marrë 40,64 për qind të votave.

Ndërkohë, Nura përmes një postimi në Facebook, teksa e ka falënderuar Bekim Jasharin ka thënë se “pa marrë parasysh dallimet politike, mbi çështje të caktuara, prapëseprapë jemi të këtij vendi, ku secili e ka dëshirën të shoh Skenderajn të përparuar”.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, me Bekim Jasharin nga lista e pavarur “Ideal për Skenderaj”

“Megjithatë, i jam shumë falënderues kryetarit Jashari, për ceremoninë e organizuar me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës”.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, me Bekim Jasharin – ish kryetar i komunës së Skenderajt

Po ashtu, Nura theksoi se do të jetë i hapur kurdo për të bashkëpunuar në të mirë të qytetarëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore