Aplikacione

Facebook-u rrëzon 1.3 miliardë llogari të rreme


Media sociale, Facebook, ka njoftuar se ka rrëzuar 1.3 miliardë llogari të rreme ndërmjet muajit tetor dhe dhjetor.

Për të realizuar këtë, platforma ka zbuluar se kanë punuar mbi 35 mijë njerëz për të trajtuar dezinformimet që qarkullonin në platformë.

Pjesë e përpjekjeve të saj për të pastruar platformën, ka qenë edhe heqja e 12 milionë pjesëve të përmbajtjes që kishin të bënin me COVID-19 dhe vaksinat, përmbajtje që ekspertët e shëndetit publik i cilësuar si dezinformomë.

Gjatë pandemisë, pretendimet e rreme dhe komplotet e ndryshe mbi vaksinat e coronavirus-it kanë qenë të përhapura në masë në mediat sociale. Përpos Facebook-ut, në radhën e tyre është përfshirë edhe Twitter-i.

Gjetja nga Facebook-u e të dhënave në drejtim të dezinformimit, vjen para një inspektimi nga Komiteti i Dhomës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Energjinë dhe Tregtinë se si po trajtojnë platformat e medias sociale dezinformimet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore