Teknologji

Facebook-u rikthen ndalimin e reklamave politike në Georgia


Kompania “Facebook” ka deklaruar në datën 5 janar se shteti i Georgisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), do të bëhet përsëri pjesë e ndalimit të përkohshëm të reklamave politike.

Çdo reklamë në lidhje me zgjedhjet e balotazhit në Georgia do të ndalohet dhe reklamuesit nuk do të jenë në gjendje të publikojnë reklama të reja politike.

“Kjo është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të zvogëluar potencialin e konfuzionit ose abuzimit”, tha Facebook-u për kompanitë e reklamave  transmeton Reuters.

Kujtojmë se e Facebook-u dhe e Google-i, vendosën të ndalonin reklamat politike edhe pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit , si pjesë e masave për të luftuar keqinformimin dhe abuzimet e tjera në faqet e internetit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore