Aplikacione

Facebook-u, pro vazhdimit të punës nga shtëpia


Media sociale, Facebook, është shprehur se punonjësit e kompanisë mund të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia.

Agjencia e lajmeve, BBC, tregon se lëvizja e Facebook-ut vjen në një kohë kur kompanitë e tjera të teknologjisë kanë ndërmarrë hapa drejt rikthimit të punonjësve në vendet e punës.

Facebook-u e përligjur lëvizjen e ndërmarrë duke thënë se puna në distancë është “e ardhmja”. Madje njerëz me role të pranueshme në kompani mund të aplikojnë për punë të përhershme në distancë. Kjo me kushtin që të miratohen nga menaxherët.

Mark Zuckerberg, shefi ekzekutiv i Facebook-ut, ka parashikuar muajin e kaluar se 50% e punonjësve të kompanisë të mund të punonin në distancë brenda pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme.

Nevoja e punës nga shtëpia ishte rezultat i periudhës pandemike gjatë së cilës puna e zyrës u zhvendos në ambientet e shtëpive të punonjësve.

Mirëpo, shumë prej kompanive po i shmangen kësaj mënyrë të punuari në distancë dhe shumë të tjera janë në dilemë nëse do të rikthejnë punonjësit nëpër zyra apo nëse do të vazhdojnë me punën nga shtëpia.

Nënkryetarja e People Growth në Facebook, Brynn Harrington, është shprehur se disa nga punonjësit kanë qenë “me të vërtetë frytdhënës” gjatë punës në shtëpi dhe se janë të etur të vazhdojnë ende këtë gjë.

“Për shembull, prindërit që janë më pranë fëmijëve të tyre dhe janë të lumtur të shkurtojnë kohën e tyre të udhëtimit dhe të zgjedhin ditën e tyre të punës, janë të kënaqur kur punojnë nga shtëpia”, ka shtuar ajo.

Megjithatë, Harrington pranon se nuk ka qenë e lehtë për të gjithë punonjësit.

“Padyshim që kjo ka funksionuar nga shtëpia gjatë pandemisë, por ne nuk jemi në një periudhë pune të shëndetshme në distancë”, pranoi ajo.

Harrington ka thënë se ka njerëz që jetojnë nëpër apartamente të vogla dhe e kanë të pamundur të punojnë në distancë. Ka edhe njerëz që mezi presin të rikthehen nëpër zyra.

Prandaj deh planet e Facebook-ut pritet të jenë për një hapje të zyrave të tij në Sillicon Valley në fillim të muajit maj. Kjo pas një viti pune nga shtëpia.

Por, zyrat më të mëdha të kompanisë nuk do të arrijnë kapacitetin e 50 përqindëshit deri në muajin shtator.

Lidhur me pagën e atyre që punojnë nga shtëpia, Harrington ka thënë se ata marrin një pagë më të ulët, jo prej kursimit të kostove, por prej kostos lokale të punës në vendin ku ata jetojnë.

“Kështu që do të ketë ndryshueshmëri për sa i përket pagës për punonjësit në distancë, bazuar në vendin ku ata punojnë”, ka sqaruar ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore