Aplikacione

Facebook-u nën vëzhgimin e rregullatorëve


Komisioni Evropian ka thënë se blerja nga Facebook-u e startup-it të shërbimit ndaj klientit, Kustomer, mund t’i nënshtrohet vëzhgimit të antitrustit të Bashkimit Evropian pasi Austria u kërkoi zbatuesve të merrnin përsipër detyrën.

Agjencia e lajmeve, Reuters, zbulon se lëvizja vjen pasi rregullatori i konkurrencës në Bashkimin Evropian bashkohet për të kontrolluar më shumë marrëveshje të startup-it të teknologjisë, farmacisë dhe bioteknologjisë.

Rregullatori i ka dërguar një paralajmërim drejtuar kompanive të mëdha të teknologjisë lidhur me taktikat e tyre të blerjes së rivalëve të rinj me qëllim mbylljen e tyre.

Duke vënë re që përdorimi i Whatsapp-it pësoi rritje gjatë periudhës pandemike,, Facebook-u e bleu startup-in për të ndihmuar në rritjen e aplikacionit të saj të mesazheve.

Më datë 31 të muajit mars, Facebook-u ka kërkuar miratimin për marrëveshjen nga agjencia austriake e konkurrencës.

“Ne mund të konfirmojmë që kemi marrë një kërkesë për referim nga Austria”, ka thënë një zëdhënëse e komisionit.

Reuters tregon gjithashtu se mbikëqyrësit e tjerë kombëtarë kanë edhe 15 ditë punë për të informuar rregullatorin e konkurrencës në Bashkimin Evropian nëse do të dëshirojnë që ai të rishikojë marrëveshjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore