Aplikacione

Facebook-u në krah të krijuesve


Media sociale, Facebook, ka njoftuar se do t’ju mundësojë krijuesve të përmbajtjes që të fitojnë të ardhura prej videove të shkurtra përmes reklamave.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se njoftimi i kompanisë është bërë i ditur në blog-un e saj ku janë detajuar planet në ndihmë të krijuesve për të gjeneruar më shumë të ardhura.

Sipas Facebook-ut, krijuesit do të munden të fitojnë të ardhura nga videot e shkurtra një minutëshe ndryshe nga ato tre minutëshe që kanë qenë më parë.

Pretendohet se lëvizja e Facebook-ut ka ardhur pas përpjekjeve të rivalëve për të tërhequr vëmendjen e krijuesve të përmbajtjeve video.

Platforma Snapchat ka kryer pagesa me 1 milion dollarë në ditë për krijuesit, të cilët realizojnë video të shkurtra për funksionin e saj Snapchat Spotlight.

Ndërkohë, Twitter-i ka hedhur në treg tiparin “Super Follow” përmes së cilit përdoruesit angazhojnë ndjekësit për përmbajtjet ekskluzive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore