Pajisje

Facebook-u me rrip dore inteligjent


Kompania teknologjike, Facebook, ka zbuluar vizionin e tij për një rrip dore që do të kontrollojë syzet e tij të ardhshme të realitetit të shtuar.

Rripi, i cili mund të interpretojë lëvizjet komplekse të duarve përmes sensorëve që marrin sinjale nga nervi motorik në kyç, u lejon përdoruesve të ndërveprojnë me botën virtuale të projektuar. Kjo nëpërmjet syzeve që vihen në punë nga lëvizjet delikate të gishtave ose klikimeve inteligjente.

Agjencia e lajmeve, Financial Times, zbulon se në planet afatgjata të Facebook-ut shpresohet që teknologjia t’ju lejojë përdoruesve të lëvizin ose manipulojnë objektet virtuale që duken të mbivendosura në botën reale. Një prej tyre mund të jetë shkrimi në një tastierë virtuale.

“Një nga problemet më të vështira në realitetin e shtuar është kontributi”, ka thënë zyrtari kryesor i teknologjisë në Facebook, Mike Schroepfer duke shtuar se platformat e reja kompjuterike janë përcaktuar nga mënyra se si njerëzit ndërveprojnë me to.

Për çiftin e syzeve inteligjente është punuar me vite me radhë dhe themeluesi, Mark Zuckerberg, beson se do të jenë të gjithëpranishme deri në fund të dekadës.

Schroepfer nuk ka pranuar të përcaktojë një afat kohor për daljen e rripit, por sipas Financial Times, studiuesit janë shprehur të ngazëllyer për aftësinë e tij.

Apple-i dhe Fitbit-i kanë ofruar rripa dore për vite me rradhë në tregun e pajisjeve teknologjike, por Faceook-u është kompania e parë në llojin e saj që propozon përdorimin e rripave të tillë të dorës si një sistem për hyrjen në realitetin virtual dhe atë të shtuar.

Sipas vetë kompanisë, sistemi i ofruar prej tyre është më i miri në treg sepse rripat e dorës janë më të rehatshme dhe më intuitive për t’u përdorur teksa komandat zanore mund të shpërqëndrohen nga zhurma e sfondit.

Njëfarë i mësuari mekanik që mundëson përshtatjen e teknologjisë me secilin përdorues. “Sistemi mëson diçka lidhur me vendndodhjen tuaj dhe objektet kryesore, si këpucët e vrapit apo njohjen e aktivitetit”, ka thënë menaxherja e shkencës kërkimore në Facebook, Tanya Jonker.

Ajo ka shtuar se nëse sistemi “mëson se në të kaluarën keni hapur shpesh aplikacionin muzikor kur largoheni nga shtëpia me ato këpucë, ju pyet nëse dëshironi të luani muzikën dhe të mundëson që ta konfirmosh këtë vetëm me një klik”.

Kjo nuk është një lëvizje e rastësishme nga ana e Facebook-ut. Kompania prej kohësh ka bërë publike përpjekjet e saj në realitetin e shtuar, të cilat janë brenda misionit të saj të pasurimit të përvojave sociale të përdoruesve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore