Aplikacione

Facebook-u diskriminues nën hetim


Agjensia amerikane e quajtur Komisioni i Mundësive të Barabarta të Punësimit (EEOC), e cila po merret me hetimin “sistemik” të Facebook-ut mbi paragjykimin racor në punësime dhe ngritje në detyrë, ka njoftuar për tre raste diskriminimi.

Agjensia e lajmeve, Reuters, shkruan se EEOC-ja, me hetim “sistematik” nënkupton dyshimin se politikat e ndërmarrjeve mund të kontriubojnë në përhapjen e diskriminimit.

Lidhur me EEOC-në, ajo ka në ngarkim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes ndërmjetësimit ose lejimit të ankuesve për të paditur punëdhënësit.

Mirëpo, zyrtarët e agjensisë caktojnë disa çështje si “siatemike” duke u mundësiar hetuesve të kërkojnë specialistë për të analizuar të dhënat e ndërmarrjes. Gjithashtu, paraqesin një proces gjyqësor më të gjerë, i cili përfaqëson klasa të tëra të punëtorëve.

Reuters tregon se çështja kundër Facebook-ut drejtuar agjensisë, nisi nga menaxheri i programit të operacioneve në Facebook, Oscar Veneszee Jr. Më pas, u bashkuan dy aplikantë të tjerë, të cilëve iu mohua vendi i punës dhe një i tretë, i cili u refuzua.

Pretendimi i tyre bazohej në faktin se Facebook-u diskriminon kandidatët dhe punonjësit me ngjyrë duke u mbështetur në vlerësime subjektive dhe duke promovuar stereotipe raciale që janë peoblematike.

Sipas Reuters, hetimi i agjensisë mund të zgjasë për një kohë të gjatë. Por, prej saj nuk ka ardhur ende një koment lidhur me çështjen.

Nga ana tjetër, Andy Stone, zëdhënës i Facebook-ut, edhe pse nuk ka dhënë komente mbi statusin e hetimit dhe akuzat specifike, ka thënë se “është thelbësore që të sigurohet që të gjithë punonjësit të jenë në një ambient pune të respektueshëm dhe të sigurt”.

EEOC-ja e ka nisur hetimin “sistemik” që gushtin e kaluar. Në funksion të tij ka marrë një sërë dokumentesh të hollësishme informimi nga të dyja palët e përfshira.

“Rritja e diversitetit racor dhe gjinor ka qenë një sfidë e vazhdueshme për komapnitë e mëdha teknologjike, të cilat herë pas here kanë fajësuar mungesën e kandidatëve të kualifikuar nga grupet e nënpërfaqësuara”, shkruan Reuters.

Në rrjedhë të kësaj, punonjësit në fushën e teknologjisë janë inkurajuar të sfidojnë publikisht këtë nocion dhe të paraqesin ankesa zyrtare për praktikat e njëanshme të punësimit, të cilat shkkatojnë pabarazi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore