Aplikacione

Facebook, shitje ilegale e pyjeve të Amazonës


Agjensia e lajmeve, BBC, ka zbuluar se në platformën Facebook janë shitur në mënyrë ilegale pjesë të pyjeve të Amazonës në Brazil.

Pjesët e tokës që shiten ilegalisht përfshijnë zona të mbrojtura të cilat kanë në përbërje pyje dhe që janë të rezervuara për popujt autoktonë.

Lidhur me këtë, Facebook-u ka treguar gatishmëri për të punuar me autoritetet lokale, por nuk ka pohuar nëse do të ndërmerrte veprime të pavarura për të ndaluar tregtinë.

“Politikat tona të tregtisë kërkojnë që blerësit dhe shitësit të jenë në përputhje me ligjet dhe rregulloret”, ka shtuar kompania.

Sipas BBC, kjo lëvizje e Facebook-ut nuk ka mjaftuar për vendasit. Një nga udhëheqësit e komuniteteve indigjene të prekura ka kërkuar që kompania teknologjike të bëjë më shimë.

Mirëpo, ka edhe aktivistë të cilët mendojnë se qeveria nuk është e gatshme të ndalojë shitjet.

“Pushtuesit e tokës ndihen shumë të fuqishëm deri në atë pikë sa nuk kanë turp për të bërë marrëveshje të paligjshme të tokës në Facebook”, është shprehur kreu i OJQ-së mjedisore Kanindé, Ivaneide Bandeina.

Përmes mjetit të kërkinit, Facebook Marketplace, çdokush mund të gjejë parcelat e zëna në mënyrë të paligjshme duke kërkuar termat “pyll”, “xhungël” ose “lëndë drusore”. Më pas, mund të zgjidhet edhe vendndodhja në një nga shtetet e Amazonës.

Nga ana tjetër, shitësit nuk posedojnë dokumente që vërtetojnë pronësinë e tokës sipas ligjit brazilian.

BBC sqaron se kjo shitje vjen në një kohë kur shpyllëzimi në Amazonën braziliane ka shënuar nivelin më të lartë në 10 vitet e fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore