Aplikacione

Facebook, reklamat në seksionin e lajmeve


Platforma e ndërlidhjes dhe komunikimit, Facebook, ka njoftuar se po merret me “kontrollet e përjashtimit të temave” me një grup reklamuesish për të siguruar që reklamat të mos shfaqen në seksionin News Feed.

Cnet, faqe dedikuar të rejave teknologjike, bën me dije se Facebook-u përpos pasurimit të platformës me mjete shtesë, do të ndërmarrë gjithashtu edhe masa mbrojtëse në kuadër të privatësisë së përdoruesëve të tij.

Facebook-u do u lejojë reklamuesëve të zgjedhin se në cilat tema reklamat e tyre duhet të qëndrojnë larg. Ai ka thënë se një kompani lodrash për fëmijë mund të zgjedhë që të mos shfaqet pranë lajmeve të krimit.

Cnet shton se Facebook-u ka njoftuar se projekti lidhur me kontrollin e përjashtimit të temave do të marrë pjesën më të madhe të vitit 2021.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore