Aplikacione

Facebook: Postimet më të shikuara lidhen me pyetje të pakuptimta


Pasi u akuzua për përhapjen e përmbajtjes së krahut të djathtë, platforma Facebook ka zbuluar se postimet e veta më të shikuara përfshijnë pyetjen nëse sheqeri shkon me spaghetti.

Agjencia e lajmeve, “BBC”, tregon se raporti i parë i këtij lloji nga Facebook-u mbi përmbajtjen e burimeve të lajmeve të njerëzve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës fokusohet në atë se sa njerëz shohin një postim.

Raporti tregon një kërkim fjalësh që premton të zbulojë se cili është postimi më i popullarizuar për tre muaj të vitit 2021.

“Ju lutem zgjidheni këtë debat, shkon sheqeri me spaghetti?”,  u rendit e katërta, me 58.6 milionë shikime dhe 3.8 milionë argumente në komente.

Megjithatë, Facebook-u ka vënë në dukje se “disa nga postimet në 20 të parat mund të përmbajnë përmbajtje me cilësi më të ulët”.

Ndryshimi i rregullave

“BBC” shkruan se raporti përpiqet të bëjë një dallim midis asaj që shihet më shumë, e detajuar në këtë raport, dhe asaj që është më së shumti e angazhuar përmes pëlqimeve, komenteve dhe shpërndarjeve.

Ai shërben si kundërpeshë ndaj të dhënave të mbledhura me Crowdtangle, mjetin e matjes së angazhimit të Facebook-ut, i cili sugjeron që përmbajtja politike me prirje të djathtë është dominuese në Facebook, një akuzë e cila u raportua gjerësisht vitin e kaluar.

Kjo pasi Facebook-u e ka kundërshtuar ashpër këtë ide, duke thënë se vetëm gjashtë për qind e përmbajtjes së parë nga përdoruesit është politike.

Në postimin e tij të nëntorit lidhur me këtë çështje, ai u përqendrua në “arritjen” e lidhjeve dhe postimeve, në vend të angazhimit, i cili ndryshon në mënyrë dramatike atë që është “më e popullarizuara”.

Në mënyrë të ngjashme, raporti i ri fokusohet në përmbajtjen më të shikuar më shumë se në çdo matje tjetër dhe lista që rezulton përbëhet nga postime të padëmshme.

Midis prillit dhe qershorit, Facebook-u e këqyri përmbajtjen dhe shqyrtoi vetëm SHBA-në. Ai gjithashtu hodhi poshtë shikimet nga reklamat e paguara për të “rritur” një postim.

Asokohe, platforma ka dalluar se aq shumë përmbajtje është postuar në Facebook saqë 20 postimet e para ende llogariten vetëm “për më pak se një e dhjeta e një për qind të të gjitha shikimeve të përmbajtjes amerikane”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore