Lajme

Facebook planifikon të zvogëlojë praninë e politikës në faqen e saj


Facebook planifikon të zvogëlojë praninë e politikës në faqet e njerëzve.

Kjo, pasi hoqi masat “e jashtëzakonshme” të sigurisë të zbatuara për zgjedhjet e vitit të kaluar në SHBA.

Ish-zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Nick Clegg i cili punon tani si nënkryetar për çështjet globale dhe komunikimet në Facebook, tha se përdoruesit kishin shprehur dëshirën për “më shumë miq dhe më pak politikë”.

Duke folur për programin “Meet The Press” të NBC News, Clegg gjithashtu mbrojti vendimin e platformës së mediave sociale për të hequr disa masa sigurie pas zgjedhjeve amerikane të vitit 2020.

Ky vendim vjen pasi deklaratës së ish-punonjëses, Frances Haugen, e cila tha se kompania “fsheh qëllimisht informacionin jetësor nga publiku” dhe “rrit fitimet e saj me sigurinë tonë”.

Clegg tha se “nuk ishte e vërtetë” të pretendohej se Facebook kishte hequr menjëherë të gjitha masat pas zgjedhjeve dhe zbuloi se tani po “shkon edhe më tej” për të zvogëluar praninë e politikës në faqet e njerëzve.

Clegg, i cili udhëhoqi Liberal Demokratët deri në vitin 2015, shpjegoi se Facebook vendosi një numër masash “të jashtëzakonshme” sigurie gjatë një kohe “të ashpër dhe polarizuese” të zgjedhjeve amerikane dhe pandemisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore