Aplikacione

Facebook nuk e pranoi në punë, gabimi që kompanisë i kushtoi 19 miliardë dollarë


Programeri Brian Acton në vitin 2009 aplikoi për një post në kompaninë Facebook, por aty nuk e pranuan në punë. Në po të njejtin vit ai krijoi një aplikacion tjetër që më vonë Facebook e bleu pë 19 bilion dollarë.

Historia fillon kur ai la punën e tij për të udhëtuar nëpër botë. Por, shpejt kursimet e ti filluan të zhduken dhe atij i’u deshtë të aplikoj për një vend pune në Facebook, i cili gjithashtu nuk funksionoi siç ishte planifikuar.

Pasi që gjiganti i teknologjisë Facebook refuzoi Acton, ai vendosi të bashkëpunoj me Jan Koum të cilët së bashku krijuan aplikacionin e njohur sot si “Whatsapp” në po të njëjtin vit, 2009.

“No ads! No games! No gimmicks!” Një parim i thjeshtë që ndihmoi një aplikacion të vogël të fitonte interesimin e gjigandëve si iMessage, WeChat, Facebook Messenger, Snapchat, LINE, Kik Messenger, Kakao-Talk dhe shumë të tjerë – ndërsa kompania akoma funksiononte me një staf prej vetëm 50 punëtorësh.

Në shkurt të vitit 2014, Brian Acton dhe Jan Koum vendosen të shesin platformën e tyre për po të njëjtën kompani qe refuzoi atë. Kompanisë Facebook ky gabim i kushtoi 19 bilion dollarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore