Aplikacione

Facebook, njoftim për përdoruesit e iPhone-it


Në një postim në blog, Facebook-u ka thënë se do të nxjerrë një njoftim për përdoruesit e iPhone-it në të gjithë botën rreth përdorimit të të dhënave për reklamat e personalizuara.

Sipas agjensisë së lajmeve, Reuters, njoftimi do u kërkojë përdoruesëve të Facebook-ut dhe Instagram-it të lejojnë që veprimtaria e tyre te aplikacionet dhe faqet e internetit të përdoret për reklama të personalizuara. Kjo për të mbështetur bizneset të cilët i arrijnë konsumatorët përmes reklamave.

Përpjekja e re e Facebook-ut është për të marrë kryesimin e ndryshimeve të ardhshme të privatësisë së Apple-it. Këto ndryshime sipas Facebook-ut janë në dëm të biznesit të tij të reklamave.

Reuters shkruan se Facebook-u ka zhvilluar një “luftë publike” kundër planit të Apple-it për të pyetur përdoruesit e iPhone-it nëse do të lejojnë aplikacionet të gjurmojnë aksesin e tyre nëpër faqe interneti dhe aplikacione. Sipas tij, plani i Apple-it do të dëmtojë bizneset e vogla që mbështeten te reklamat e platformës Facebook.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore