Teknologji

Facebook News mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar


Në Mbretërinë e Bashkuar, media sociale Facebook, po nis aplikimin e seksionit dedikuar përmbajtjes së lajmeve të titulluar Facebook News.

Sipas BBC, agjensi lajmesh, Channel 4, Sky News dhe The Guardian, janë disa prej publikuesëve të mëdhenj të lajmeve që kanë nënshkruar marrëveshjen me Facebook-un, të cilit i jepet e drejta e sigurimit të përmbajtjes së tyre.

BBC bën me dije se kjo lëvizje e Facebook-ut vjen pas marrëdhënieve të industisë së teknologjisë me mediat, të cilat janë në vëzhgim të shtuar.

“Facebook News është përpjekje e vetë rrjetit social për të adresuar fërkimet prej kohësh midis tij dhe botuesëve të lajmeve, pasi shpenzimet e reklamave janë zhvendosur gjithnjë e më shumë te firmat e mëdha të teknologjisë në vend të mediave individuale”, shton BBC.

Facebook News do të paraqesi lajmet kryesore ditore në mënyrë të personalizuar për secilin lexues, bazuar në interesat e tyre prej algoritmit të platformës.

Mbretëria e Bashkuar është tregu i dytë që përfiton shërbimin e ri Facebook News pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës që e kanë nisur vjet./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore