Aplikacione

Facebook ka nënshkruar marrëveshje me tri firma mediale në Australi


Një ditë para se Parlamenti i Australisë të miratoi ligjin, që e detyron Facebook të paguajë kompanitë e medias për përdorimin e përmbajtjes në platformën e saj. Facebook shprehu se ka nënshkruar marrëveshje paraprake me tri firma mediale.

Facebook tha se nënshkroi marrëveshje me Private Media, e cila zotëron revistat në internet, Schwartz Media dhe Solstice Media.

Dhe sipas Al Jazeera, marrëveshjet tregtare do të hyjnë në fuqi brenda 60 ditëve nëse nënshkruhen marrëveshjet e plota.

Ne akoma nuk dimë detajet financiare të marrëveshjes. Facebook të martën arriti një marrëveshje të ngjashme me Seven West Media, e cila zotëron një rrjet televiziv falas dhe gazetën kryesore metropolitane në qytetin e Perth. Ndërsa, Australia të enjten u bë kombi i parë që miratoi një ligj në të cilin një “arbitër qeveritar” mund të përcaktojë çmimin.

Facebook rivendosi të gjitha burimet e lajmeve pasi arriti një marrëveshje me qeverinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore