Aplikacione

Facebook heq dorë nga ambiciet e pagesave digjitale me shitjen e aseteve Diem


Nën udhëheqjen e Facebook-ut, projekti Diem i kriptomonedhës po përgatitet të shesë asetet teksa kompania pranon humbjen mbi ambiciet e pagesave digjitale.

Ai ]është prezantuar në vitin 2019 nga Facebook-u dhe mbështetet nga 25 biznese dhe grupe jofitimprurëse.

Tanimë, planifikon të mbyllet.

E përditshmja “Financial Times” tregon se sipas burimeve, atë e ka blerë Silvergate Bank me bazë në Kaliforni, për 200 milionë dollarë.

Kjo vjen pasi kompania është goditur nga skandalet e fundit mbi moderimin e përmbajtjes dhe privatësinë, duke kontribuar në një rënie të popullaritetit për produktet e veta kryesore të rrjeteve sociale.

Çka në tërësi, kërcënon modelin e saj të biznesit me 85 miliardë dollarë në vit.

Lidhur me shitjen, ajo ka të ngjarë t’i japë Diem-it mundësinë për të paguar disa fonde për anëtarët themelues të iniciativës, të cilët fillimisht dhanë 10 milionë dollarë për të marrë pjesë.

Më fillesa, projekti u përball me kundërshtime nga rregullatorët. Dhe pësoi tronditje kur një valë e anëtarëve themelues u larguan brenda vitit të parë pasi projekti tërhoqi shqyrtimin rregullator.

Ai kërkoi të krijonte një monedhë digjitale të mbështetur nga një shportë monedhash të botës reale. Por në një përpjekje për të qetësuar rregullatorët amerikanë, ngushtoi vizionin në vitin 2020.

Në një përpjekje tjetër të fundit për të fituar miratimin rregullator në maj, zhvendosi operacionet nga Zvicra në SHBA dhe njoftoi se Silvergate do të menaxhonte rezervat.

Megjithatë, projekti nuk arriti të fitojë dritën jeshile.

Kompania teknologjike duket se ka ndryshuar fokusin në ambiciet e lidhura me kripton, duke punuar në projekte që do t’i lejonin përdoruesit të blejnë dhe të shesin asete digjitale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore