Shqipëria

Facebook dënon mbylljen nga Rusia: Miliona njerëz duhet të heshtin e të keqinformohen tani


Kompania Meta në të cilën bën pjesë edhe gjigandi i mediave sociale Facebook, ka reaguar për mbylljen e shërbimit në Rusi nga Qeveria, duke akuzuar se kështu, miliona njerëz duhet të heshtin dhe të keqinformohen.

Sipas Rusisë, kjo lëvizje ka ardhur për shkak të diskriminimit të lajmeve ruse në Facebook.

Por, këtë gjë, kompania e ka hedhur poshtë.

“Së shpejti, miliona njerëz do ta gjejnë veten jashtë një sistemi të besueshëm të informimit”, shkruan Nick Clegg, zëvendëspresidenti i çështjeve globale për Meta. “Do të bëjmë gjithçka për të rivendosur shërbimet tona në Rusi”.

Një presion i shtuar ndaj mediave është raportuar po ashtu në Rusi, pas fillimit të luftës në Ukrainë një javë më parë.

Të ndaluara, janë bërë edhe mediat sociale Twitter apo YouTube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore