Lajme

Facebook, bllokon hacker-at që synonin Ujgurët


Në Kinë, platforma Facebook ka bllokuar një grup hacker-ash që përdorën median sociale për të synuar Ujgurët që jetojnë jashtë përmes malware-ëve, të cilët infektojnë pajisjet e tyre dhe mundësojnë mbikëqyrjen.

E përditshmja, The Guardian, zbulon se kompania ka gjetur hacker-at e njohur në industrinë e sigurisë si Earth Empusa ose Evil Eye, të cilët kanë shënjestruar aktivistë, gazetarë dhe disidentë kryesisht Ujgurë, një grup etnik kryesisht myslimanë që është përballur me persekutimin në Kinë.

Sipas Facebook-ut, ka pasur afro 500 shënjestra, të cilat ishin kryesisht nga rajoni i Xinjiang-ut, por që jetonin më së shumti jashtë vendit. Mes tyre, Turqia, Kazakistani, SHBA-ja, Siria, Australia dhe Kanadaja.

Lidhur me veprimtarinë e hacker-ave, kompania ka treguar se kanë qenë larg Facebook-ut dhe se kanë përdorur faqen për të ndarë lidhje me faqet e internetit me qëllim të keq më shumë se sa për të shpërndarë direkt malware në platformë.

“Ky aktivitet kishte shenjat dalluese të një operacioni të burimeve të mira dhe këmbëngulëse teksa ngatërronte kush qëndron pas tij”, kanë thënë gjatë një postimi në blog hetuesit e sigurisë kibernetike në Facebook.

Në bazë të platformës, grupi i piraterisë ka përdorur llogari të rreme të Facebook-ut për të paraqitur si gazetarë, studentë, mbrojtës të të drejtave të njeriut ose anëtarë të komunitetit Ujgurë, të gjithë fiktivë, për të krijuar besueshmëri te synimet e tyre dhe për t’i mashtruar ata të klikonin në lidhje të dëmshme që do të instalonin më pas software spiunimi në pajisjet e tyre.

Hacker-at krijuan faqe me qëllim të keq në internet duke përdorur zona të ngjashme për faqet e njohura të lajmeve, ujgure dhe turke, duke kompromentuar faqet e ligjshme të vizituara nga objektivat e sulmit.

Gjithashtu Facebook-u gjeti faqe interneti të krijuara nga grupi për të imituar dyqanin Android të aplikacioneve të palëve të treta në formën e aplikacioneve të lojërave dhe fjalorëve, të cilët përmbajnë malware.

Në hetimin e kryer, Facebook-u gjeti dy kompani kineze, Bejing Best United Technology Co Ltd (best Lh) dhe Dalian 9Rush Technology Co Ltd (9Rush), të cilët kishin zhvilluar mekanikën e vendosur nga grupi.

Pekini i ka mohuar vazhdimisht akuzat për spiunazh kibernetik, mirëpo Ambasada Kineze në Washington nuk ka kthyer menjëherë përgjigje për një koment mbi raportin e Facebook-ut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore