Rajoni

Fabrika bërthamore e Sllovenisë mbyllet pas tërmetit në Kroaci


Centrali bërthamor i Sllovenisë Krsko u mbyll, për arsye sigurie, të martën më 29 dhjetor, pasi një tërmet me madhësi 6.2 të shkallës Rihter, tronditi Kroacinë fqinje.

“Unë konfirmoj mbylljen e centralit bërthamor”, deklaroj zëdhënësja Ida Novak Jerele, duke mos dhënë ndonjë detaj tjetër.

Krsko është centrali i vetëm bërthamor i Sllovenisë dhe shtrihet rreth 100 kilometra (60 milje) në lindje të kryeqytetit të Lubjanës.

Reaktori aktual 700 megavat, u ndërtua në ish-Jugosllavi dhe hyri në shërbim në 1983.

Ajo është në bashkëpronësi nga Sllovenia dhe Kroacia.

Impianti siguron rreth 20% të nevojave për energji elektrike të Sllovenisë dhe 15%  të Kroacisë.

Aktivistët e mjedisit kanë bërë thirrje më parë që ajo të mbyllet për shkak të vjetërsisë së saj dhe rreziqeve të aktivitetit sizmik në rajon.

Fillimisht centrali duhej të mbyllej në 2023, por një marrëveshje mes Qeverisë së Lubjanës dhe Qeverisë së Zagrebit, vendosën në 2015 që të qëndronte hapur dhe për 20 vjet të tjera.

Tërmeti u ndje në disa vende fqinje, përfshirë Slloveninë dhe deri në kryeqytetin austriak Vjenë. /AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore